Vritet me thikë një oficer i policisë pranë Pentagonit, u raportuan edhe të shtëna me armë zjarri

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 20:48 | Bota

Një oficer policie është konfirmuar i vdekur pasi u godit me thikë mëngjesin e së martës në një ngjarje të ndodhur në një stacion autobusësh dhe metroje pranë Pentagonit, bëri të ditur Agjencia e Forcave Mbrojtëse të institucionit.

CNN raporton se stacioni në fjalë është një prej pikave kyçe prej nga mijëra punonjës të Pentagonit hyjnë çdo ditë për në punë.

Fillimisht, në vendin e ngjarje u raportuan të shtëna me armë zjarri, të cilat sollën edhe mbylljen e Pentagonit për gati dy orë, ndërsa më pas godina u hap rreth mesditës së të martës.

Lidhja mes të shtënave me armë dhe vrasjes me thikë të oficerit të policisë është ende e paqartë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se është autori i të shtënave me armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos