Hodhi tritolin drejt dyqanit në Durrës, publikohet video

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 09:17 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë videon e sulmit me tritol ndaj një dyqani në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.

Në video shihet qartë lënda eksplozive teksa hidhet nga një makinë në lëvizje, e cila pas disa sekondash shpërthen duke shkaktuar dëme në dyqanin e shtetasit Sh.A.

Video është filmuar nga kamerat e sigurisë, mes të cilave është identifikuar dhe personi që ka mjetin, i cili mendohet të jetë konfliktuar më parë me pronarin e dyqanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos