
Rreth 60 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Kapshticës gjatë një operacioni antidrogë.
Lënda narkotike ishte fshehur në 3 çanta dhe po transportohej përmes kufirit të gjelbër drejt shtetit helen nga dy persona të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës.
Identiteti i të arrestuarve ende nuk bëhet me dije ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafikantësh. (A2 Televizion)