Hovi i teknologjisë së informacionit, të rinjtë e synojnë, por në shkolla mungon infrastruktura digjitale

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 15:53 | Aktualitet
Hovi i teknologjisë së informacionit, të rinjtë e

Teknologjia e informacionit është “mundësia e artë” që mund ta kthejë Shqipërinë në një oaz të ofrimit të shërbimeve digjitale. Aktorë nga ky treg thonë se sektori inovativ kishte nisur rritjen vitet e fundit, ndërsa pandemia i dha një tjetër hov sektorit.

Por që ky potencial të shfrytëzohet, lipset nevoja e burimeve të kualifikuara njerëzore. Sipas ekspertëve, përgatitja e brezit teknologjik, duhet të nisë në faza të hershme, që në shkollë fillore.

Dëshira e të rinjve shqiptarë për t’u orientuar drejt Teknologjisë së Informacionit, nuk mungon.

Por në shkolla mungon infrastruktura që ata të mund të edukohen me zhvillimet teknologjike.

Prej mëse një dekade qeveritë në vend janë zotuar të sigurojnë infrastrukturën e duhur për rritjen e brezave inovativë, por situata aktuale në terren nuk reflekton mbështetje domethënëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos