I dënuar me 25 vite burg për vrasje në Itali, Apeli lë në qeli për 40 ditë Ilir Pajën

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 16:54 | Kronikë
I dënuar me 25 vite burg për vrasje në Itali, Apeli lë

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në qeli për 40 ditë Ilir Pajën, të arrestuar më 3 nëntor në vendin tonë, për llogari të autoriteteve italiane.

Paja, 49 vjeç, kërkohej në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Ai u arrestua në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos