Policia, thirrje në megafon: Ruani qetësinë, po rrezikoni jetën e efektivëve

Nga A2 CNN
2 Qershor 2019, 21:27 | Kronikë
Policia, thirrje në megafon: Ruani qetësinë, po rrezikoni

Policia vijon thirrjet me megafon te Parlamenti, drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës, duke kërkuar ruajtjen e qetësisë.

“Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave, sendeve te forta  dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë

Të nderuar organizatorë të tubimit:

I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme. Po dëmtoni e rrezikoni jetën e punonjësve të policisë. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos