Pezë, efektivi i FNSH-së qëllon kushëririn pas konfliktit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 15:12 | Kronikë
Pezë, efektivi i FNSH-së qëllon kushëririn pas konfliktit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Pezës, në fshatin Dorëz, ku dy kushërinj janë konfliktuar dhe si rrjedhojë njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

Autori i krimit është Flamur Karaj, që mësohet se është efektiv i FNSH-së, ndërsa viktima kushëriri i tij Enver Karaj. Ky i fundit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që autori është shoqëruar në Polici, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos