I dënuari për vrasje e prostitucion në Itali arrestohet në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 13:43 | Kronikë
I dënuari për vrasje e prostitucion në Itali arrestohet në

Forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga një 42-vjeçar në Tiranë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.  Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale "Vrasja", "Plagosja e rëndë" dhe "Shfrytëzim prostitucioni", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos