U masakruan gjatë grabitjes dy gra, zbardhet dinamika e krimit në Progër

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 09:16 | Kronikë
U masakruan gjatë grabitjes dy gra, zbardhet dinamika e krimit në

Grupi hetimor ka zbardhur dinamikën e krimit në fshatin Progër të Devollit, ku u masakruan gjatë grabitjes dy gra të moshuara.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunën nga policia, e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Natën e vrasjes, Ali Zili, pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat, Zili ia ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati. Të njëjtat burime pohojnë se autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat. Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave, janë gjetur tufa flokësh të autorit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës.

Për policinë lokale, motivi i ngjarjes mbetet grabitja, pasi pista e borxhit të pashlyer është rrëzuar nga vëllai i autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos