Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë Milot, shkon në 5 numri i viktimave

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 17:59 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë Milot, shkon në 5 numri i

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pasi mësohet se ka ndërruar jetë dhe një person i pestë, përveç katër viktimave që ndërruan jetë në vend. Viktima, një 34-vjeçare me inicialet R.H, ishte dërguar në spital, por ndonëse fillimisht u raportua se ishte jashtë rrezikut, humbi jetën të dielën pasdite.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ndërruan jetë në vend dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeç, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos