
Gjykata e Posaçme shtyu për më 18 mars seancën paraprake ndaj të shtatë të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, shkurtin e vitit 2005. Seanca e së hënës dështoi për shkak të mosnjoftimit të gjithë të pandehurve, për seancën ku gjykata vlerëson nëse dosja duhet të kalojë për gjykim, duhet të kthehet në SPAK për plotësim të hetimeve, apo duhet të pushohet.
Për dy vrasjen e bujshme të 16 viteve më parë, SPAK ka marrë si të pandehur Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Indrit Taullain, Indrit Rusin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë dosje.
Sipas SPAK, në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë ekzekutuar Klodian Saliun, mbrëmjen e 26 shkurtit 2005 në aksin rrugor Durrës-Maminas. 24 orë më vonë, ata akuzohet se kanë ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lamaj, përmes një shpërthimi të telekomanduar në ashensorin e pallatit të tij në kryeqytet, ngjarje ku u vra edhe Artan Arsi. (A2 Televizion)