
Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, pasi Gjykata e Stuttgartit në Gjermani kishte lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për shkeljen e ligjit mbi drogat.
Policia njofton se ai kishte udhëtuar drejt vendit tonë nga Gjermania dhe u kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në Rinas një dokument të falsifikuar.
“Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina”, njofton Policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë. (A2 Televizion)