
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Policia bën të ditur se një mjet që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga. (A2 Televizion)