Të paktën 8 persona humbën jetën ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një ndërtese rezidenciale 3-katëshe në Mumbai.
Ekipet e shpëtimit kanë nisur me shpejtësi punën për gjetjen e personave të mbijetuar që ndodhen në rrënojat e ndërtesës së shembur.
Shkaqet e shembjes së ndërtesës janë ende të paqarta, por mendohet se mund të kenë ndikuar dhe rrëshqitjet e dherave nga reshjet. (A2 Televizion)