I dërguari i Austrisë: BE e paplotë pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 11:56 | Politikë
I dërguari i Austrisë: BE e paplotë pa përfshirjen e

I dërguari me punë i Austrisë në vendin tonë, Christian Stener ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar shumë mirë dhe meritonin hapjen e negociatave me Bashkimin Perëndimor.

Duke shpresuar në një vendim pozitiv në të ardhmen, i dërguari i Austrisë u shpreh se BE është e paplote pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë deklaratë, Stener e ka bërë gjatë ceremonisë së zhvilluar për festën kombëtare të Austrisë.

 “Ministri i Jashtëm i Austrisë që ishte për vizitë në Tiranë, në muajin tetor, e shprehu qartë vendimin e vendit tim për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen pa kushte të negociatave me Bashkimin Evropian, pasi të dyja vendet kanë punuar shumë mirë. Na vjen më të vërtetë shumë keq që ky vendim është shtyrë. Shpresoj, sinqerisht, për një vendim pozitiv në të ardhmen pasi Austria beson se BE është e paplotë pa integrimin e vendeve të Bashkimit Evropian”, u shpreh Stener. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos