Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia, Rama: Në Shqipëri asnjë i huaj nuk preket

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 11:46 | Politikë
Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia, Rama: Në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë zbuloi një bisedë me një personalitet nga Bashkimi Evropian, i cili kishte pasur frikë të shkelte në Tiranë. Sipas tij, në Shqipëri, asnjë i huaj nuk është prekur dhe nuk do të preket.

“Përpara pak kohësh më erdhi një mesazh nga një person që është përgjegjës ku kalojë VIP-at në aeroport.  Do të vinte një person nga BE së bashku me gazetar. Ai nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP-ave për të ardhur në Tiranë. Ky person donte që të shoqërohej me roje dhe që kanë armë të vërteta, dhe që i gjithë shoqërimi të ishte me  makina të blinduara. Ai tha se nuk donte pistoleta, por kallashnikovë. I thashë, thuaji që nuk bëhet dhe të kthehet nga ka ardhur. Pas 45 minutash, erdhi. Fjalia e parë që më tha: Kryeministër iu detyrohem një falje sinqerisht se kam udhëtuar në shumë vende, por asnjë herë nuk kam përjetuar nga ajo që prisja dhe ajo që pashë. Është ndryshe nga ai vend që do të gjeja. Në Shqipëri, asnjë i huaj nuk është prekur dhe nuk do të preket”, deklaroi kryeministri Rama.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos