Nisma e PS, Rama: Gratë, në bashkëdrejtimin e bazës socialiste

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 20:08 | Politikë
Nisma e PS, Rama: Gratë, në bashkëdrejtimin e bazës

“Edhe një” është nisma e re e Partisë Socialiste për të përfshirë gratë në drejtimin e bazës socialiste.

I rrethuar nga gratë dhe vajzat, pasditen e sotme kryeministri Edi Rama i ka njohur atyre atributet e drejtueseve larg korrupsionit, ndërsa nuk ka kursyer dhe batutat.

“Gratë dhe vajzat nuk duhen përdorur si dekor, sa për të kaluar radhën dhe për të thënë që edhe ne e kemi kryer këtë proces dhe kemi një grua që bashkëkryeson organizatën. Situata është alarmante sepse jo vetëm që kemi struktura ku nuk ka asnjë grua, por kemi burra që thonë se nuk ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë, se me kë i bëjnë fëmijët këta dhe se kush kujdeset për ta, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos