
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit, i shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Personi i arrestuar është 32-vjeçari R. SH alias J. O. i cili kërkohej nga drejtësia penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)