I moshuari humb jetën në Pogradec, dyshohet kontakti me rrymën elektrike

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 21:10 | Kronikë
I moshuari humb jetën në Pogradec, dyshohet kontakti me rrymën

Një person i moshuar është gjetur ditën e sotme pajetë në qytetin e Pogradecit,

Trupi i pajetë është gjendur në banesë e tij, në lagjen numër 5. Sipas burimeve, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Familjarët pasi e kanë konstatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë, por fakti që viktima jetonte i vetëm e ka shtyrë gjetjen e tij.

Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos