Tre të mitur vjedhin “Benz”-in në Lushnjë, aksidentohen dhe përfundojnë në kanal

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 10:32 | Kronikë
Tre të mitur vjedhin “Benz”-in në Lushnjë,

Policia e Lushnjës ka ndaluar 3 të mitur, pasi kanë vjedhur një automjet në lagjen “Gafurr Muço”. Ata janë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç.

Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O.

Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre të miturit, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos