Kërkohej në Belgjikë, Vladimir Doda arrestohet në Lezhë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 14:24 | Kronikë
Kërkohej në Belgjikë, Vladimir Doda arrestohet në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 33-vjeçar të quajtur Vladimir Doda, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese.

Sipas Policisë, Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale", në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.

Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos