Aksident në Pogradec, makina përfundon në kanal

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 14:05 | Kronikë

Një automjet është aksidentuar paraditen e së mërkurës në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Bëhet e ditur se drejtuesi i makinës, për shkak edhe të shpejtësisë, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në kanal. Paraprakisht, dyshohet se ka të lënduar dhe ata po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Banorët e zonës ku ka ndodhur aksidenti, ndihen të rrezikuar pasi në atë rrugë kanë ndodhur me dhjetëra aksidente, sipas tyre. Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa, pasi automjetet në atë zonë lëvizin me shpejtësi të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos