
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak, ku një 70-vjeçar i kanë vënë flakën vetes dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në oborrin e banesës, viktima dyshohet se është spërkatur me lëndë djegëse benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
70-vjeçari u dërgua në Repartin e Djegieve ne Tiranë, por megjithë ndihmën e dhënë, ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)