Në një seance maratonë që ka startuar që prej orës 10:00 , në gjykatën e krimeve të rënda janë paraqitur 35 të arrestuarit në operacionin “Rruga e Gabuar”.
Mësohet se gjykata nuk është shprehur ende me vendim, pasi numri i te pandehurve është i madh, dhe vendimi do të merret në një kohë.
Të arrestuarit veç trafikut të klandestinëve, akuzohen se kanë kryer aktivitetin edhe brenda organizatave kriminale apo tek personat me precedent penal.
Ata u siguronin të shumë kërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kufirin me qëllim që t’i shpëtonin drejtësisë.
Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut.

Seanca vijon ende. Pritet që gjykata të vendos për vlerësimin e masës së arrestit për 36 të arrestuarit. (A2 Televizion)