
Operacioni “Kartmonedha” është finalizuar me sukses nga policia e Fierit dhe ajo e Gjirokastrës duke vënë në pranga 4 persona, të cilët u kapën me një sasi eurosh të falsifikuara.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i parkut" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volkswagen" me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. (A2 Televizion)