
Gjykata vendosi arrest me burg për 7 adoleshentët e arrestuar të shtunën, te akuzuar për abuzimin seksual me një të mitur 13-vjeçare në Kavajë.
Mbi të miturit rëndon akuza e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Si autorët, ashtu dhe viktima janë që të gjithë minorenë. Pas marrjes në pyetje të të akuzuarve, gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm të datës 1 shkurt për t’i mbajtur të miturit në burg, siç kërkoi edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit. (A2 Televizion)