
Saimir Tahiri i është drejtuar sot Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ka kërkuar praninë e mediave në sallë gjatë seancave të gjykimit të çështjes së tij.
Por Gjykata ka vendosur që gjyqi do të jetë jo publik dhe nuk ka lejuar praninë e mediave. Në këtë seancë, ish-ministri i Brendshëm ka depozituar një ankesë për zgjatjen e afateve të hetimit.
Një javë më parë, edhe ish-drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela kërkoi të njëjtën gjë në Prokurori, përmes avokatit të tij, pasi rezulton person i shpallur në kërkim. (A2 Televizion)