
Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekaj. Apeli vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”.
Pas dy kërkesash të refuzuara, ku herën e fundit edhe SPAK ishte dakord me zbutjen e masës së sigurisë, babai i Arbër Çekajt, u lirua nga qelia.
72-vjeçari u arrestua më 1 prill pas gjetjes së 49 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane të porositura prej kompanisë së tij në Ekuador.
Djali i tij, Arbër Çekaj, po vuan një dënim me 14 vite burg për trafikimin e 600 kg kokainë nga Amerika e Jugut. (A2 Televizion)