Kërkohet nga SHBA për mashtrim, Gjykata miraton ekstradimin e 74-vjeçares

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 11:51 | Kronikë
Kërkohet nga SHBA për mashtrim, Gjykata miraton ekstradimin e

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Jolanda Harris. 74-vjeçarja e prangosur në gusht përmes avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejtë.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do të ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos