Ikën edhe një trajner, Kastrioti largon Ndreun

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 18:56 | Futboll
Ikën edhe një trajner, Kastrioti largon Ndreun

Vetëm pak ditë pas pezullimit me 12 javë nga Komisioni i Disiplinës, Ramazan Ndreu humbet edhe postin në skuadrën e Kastriotit. Klubi njoftoi se mbylli me konsensus bashkëpunimin me trajnerin, ku pas një takimi, palët gjetën akordin për të vijuar në rrugë të ndryshime.

Ndreu u dënua ashpër nga disiplinori, pasi gjatë fundjavës së kaluar, në fund të ndeshjes Skënderbeu-Kastrioti goditi me shkelm futbollistin e korçarëve, Leonat Vitija.

Episodi u regjistrua pas humbjes 2-1 në duelin direkt të mbijetesës, teksa lojtarët e të dy skuadrave ishin përfshirë në konflikte verbale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos