
Dejan Kulusevski nis aventurën te Juventusit. Mesfushori i transferuar te kampionët e Italisë nga Atalanta, për shifrën e 44 milionë eurove, u paraqit në Torino prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte, për të zhvilluar vizitat mjekësore.
Futbollisti, që gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni ka mahnitur gjatë huazimit te Parma, u prit nga një grup i vogël tifozësh.
Fotografi dhe autografe me talentin 19-vjeçar. Më pas firma në kontratën deri në vitin 2024 me Juventusin, nga e cila maqedonasi me shtetësi suedeze do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. (A2 Televizion)