Goditja e bujshme, rikthehet “djalli” Ibrahimoviç, Milan ëndërron

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 12:14 | Futboll
Goditja e bujshme, rikthehet “djalli” Ibrahimoviç, Milan

Zlatan Ibrahimoviç rikthehet te Milani. Nëntë vjet pasi veshi për herë të parë fanellën e Djallit, sulmuesi suedez i bashkohet sërish skuadrës, që në këto momente ndodhet në një prej periudhave më të vështira në histori.

Pak përpara mesditës, Ibrahimoviç zbarkoi në aeroportin e Milanos, aty ku i prit nga Boban, ndërsa Maldini qëndroi në selinë e klubit. Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratën 6-mujore, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.

Zlatan Ibrahimoviç do të prezantohet këtë të premte, në orën 10:00 të paradites, ndërsa më pas do të takohet me trajnerin Pioli dhe shokët e ekipit. 38-vjeçari do të jetë vetëm spektator në ndeshjen e së hënës kundër Sampdorias. Ai pritet të debutojë më 15 janar në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos