IKMT, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 08:23 | Aktualitet
IKMT, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos