Instituti i ndërtimeve i shpalli të pabanueshëm 7 pallate banimi në qytetin e Laçit, ndersa gjatë ditës së hënë ka nisur edhe shembja e tyre, pasi ishin konstatuar me dëmtime serioze të pariparueshme që nuk mund të siguronin qëndrueshmërinë fizike të godinave.
Konkretisht IKMT do të shembë pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 në lagjen nr. 4 në Laç.
Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa banoret do të sistemohen në ambiente të tjera deri në ndërtimin e godinave të reja. (A2 Televizion)