
Shkencëtarët e universitetit të Oksfordit kanë zbuluar një gjen që dyfishon rrezikun e dëmtimit të rëndë të mushkërisë dhe vdekjes nga Covid-19. Ata thonë se 60% e personave me orgjinë nga Azia e Jugut dhe 15 për qind e atyre që kanë rrënjë europiane kanë gjenin e rrezikshëm.
Shkencëtarët thonë se vaksinat janë thelbësore për reduktimin e riskut tek kjo kategori.
Studimi i publikuar në “Nature Genetic” hedh dritë përse disa komunitete në Britaninë e Madhe dhe Azinë Jugore rrezikohen më shumë nga Covid-19, por nuk japin shpjegime të plotë lidhur me këtë.
Duke u mbështetur te punët e mëhershme gjenetike, studiuesit përdorën një ndërthurje të inteligjencës artificiale dhe një teknologji të re molekulare për të treguar gjenin ekzakt që është përgjegjës për rrezikun e shtuar.
I quajtuar LZFFL1, ai vlerësohet të jetë prezente te 2 për qind e qytetarëve me prejardhje afrikano-karaibike dhe 1.8 për qind e atyre me orgjinë aziatiko-lindore.
Shkencëtarët besojnë se gjeni në fjalë i bën mushkëritë më të ekspozuara ndaj koronavirusit. Besohet se gjeni, i shpëton një mekanizmi kyç që qelizat përdorin për t’u mbrojtur nga Covid-19. (A2 Televizion)