Imzot George Frendo letër Rakacollit: Masat e reja anti-Covid, të nxituara dhe diskriminuese për katolikët

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 11:55 | Aktualitet

Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, i ka drejtuar një letër publike kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat anti-covid, zonjës Mira Rakacolli.

Në letrën që mban datën 21 dhjetor, pikërisht pas vendosjes së masave të reja, George Frendo, e ka cilësuar vendosjen e orës policore në 20:30, duke filluar nga 24 dhjetori, si të nxituar dhe diskriminuese.

Sipas tij, ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, është diskriminues, pasi Kisha e Krishterë është e vetmja që kremton lindjen e Krishtit natën.

Letra e imzot George Frendo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos