Shqipëria në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 07:18 | Aktualitet
Shqipëria në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë

Shqipëria vijon të mbetet në listën e vendeve me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve. Sipas përditësimit më të fundit të bërë nga Global Petrol Prices, vendi ynë i kuotuar në vlerën e 1,66 dollarë për litër, lë pas Italinë dhe Greqinë, me respektivisht 1,73 dhe 1,75 dollarë për litër, por mbetet pas vendeve si Gjermania, Britania e Madhe apo Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Agjencia e raportimit të çmimit të naftës për litër, e liston kësisoj Shqipërinë te 20 vendet me çmimin më të lartë të arit të zi në tregje.

Prej kohësh, kompanitë e tregtimit të naftës fajësojnë taksat e shtuara për këtë fenomen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos