“Mutacioni N501Y, ka kapacitet ngjitës më të lartë”, mjeku Troci: Të rimodulohet vaksina dhe testi

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 10:15 | Aktualitet
“Mutacioni N501Y, ka kapacitet ngjitës më të

“Ka pasur mbi 15-20 mutacione nga virusi i parë i Wuhan, por mutacioni N501Y, ka kapacitet ngjitës më të lartë”. Këtë deklaroi mjeku Albert Troci në një lidhje direkte me Skype për ''Ditari'', në A2 CNN, i cili theksoi, se mutacionet janë të rëndësishme për të parë zhvillimin e pandemisë dhe si mund të përballet shkenca. Sipas tij, nëse është e nevojshme mund të rimodelohet vaksina, por edhe testi antigjen.

“Varianti i ri është përhapur në tërë Europën. Virusi është me ARN, nuk është i qëndrueshëm dhe ne këtë e kemi pritur, ka pasur mbi 15-20 mutacione nga virusi i parë i Wuhan. Vaksina stërvit sistemin tonë imunitar. Ky mutacion N501Y ka kapacitet ngjitës më të lartë të virusit te qelizat e njeriut, dhe përhapet më shpejt. Megjithatë, vaksina funksionon. Mutacioni është i rëndësishëm për të parë si po ecën pandemia dhe si mund të përballet shkenca. Duhet parë dhe rimodulimi i vaksinës nëse është i nevojshëm, por edhe rimodulimi i testit antigjen”.

 Për mjekun Troci alarmi i dhënë nga Anglia ëhstë i tepërt, pasi fillimisht duhej të diskutohej në tryeza shkencëtarësh.

“Ky alarm u dha sepse kishte aftësi ngjitëse më të larta dhe kjo krijoi një panik që për mua është i shtuar, sepse duhet  të diskutoheshin në tryeza shkencëtarësh para se të dilnin në media.

Në Mbretërinë e Bashkuar, janë vaksinuar mbi 500 mijë banorë. Në Europë, do kemi ditën e vaksinës, që është përcaktuar të jetë 27 dhjetori, dhe kjo do të na japë mundësinë të ndërtojmë imunitetin për t’u rikthyer në jetët tona”.

Sa i takon situatës në Itali, Troci thekson se në valën e dytë pati më shumë viktima se në valën e parë dhe se 40 mijë persona kanë humbur jetën në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit në Itali pavarësisht masave të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos