Rama në Dubai: Gratë në qeveri të mbarojnë punë, burrat janë për muhabet

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 15:54 | Politikë
Rama në Dubai: Gratë në qeveri të mbarojnë punë,

Edi Rama udhëtoi drejt Dubait nga ku dha këshilla se si duhet të funksionojë bashkëpunimi i qeverive në rang ndërkombëtar.

I pranishëm në  Samitin Botëror të qeverisjes Kryeministri shqiptar e sheh zgjidhjen e krizave globale nëpërmjet ndërveprimit të teknologjisë.

Një mesazh që e përsëriti edhe për mediat ndërkombëtar.

Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut. Sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave.

Edi Rama

Rama i dha leksione botës arabe që një kabinet më gra është zgjidhje për të çuar përpara objektivat.

Nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama qeveris vendin me12 gra ministra, të cilat përbëjnë 75 % të kabinetit të majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos