
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në qytetin e Elbasanit, ditët e fundit, po vërehet shtim i rasteve të personave të infektuar me koronavirus.
Kjo ka shtyrë Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor që të intensifikojë më shumë punën monitoruese mbi zbatimin e masave parandaluese që dikton situata.
Lokalet, njësitë tregtare, qendrat shëndetësore dhe spitali kanë qenë në fokusin e këtyre monitorimeve, ndërsa nuk kanë munguar masat administrative deri edhe pezullimet e aktiviteteve.
Drejtuesi i ISHSH për qarkun e Elbasanit apelon se toleranca do të jetë zero për subjektet që nuk zbatojnë masat anti-Covid. (A2 Televizion)