
Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli në përfundim të këtij sezoni.
Sipas sportmediaset.it, kapiteni napoletan nuk do të rinovojë me klubin italian, por ka pranuar ofertën prej 9,5 milionë eurosh në sezon që i është bërë nga Toronto.
Insigne do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare në Kanada, pasi nuk gjeti dakordësinë me drejtuesit e Napolit, që i ofruan deri në 3,5 milionë euro në sezon.
Kështu, në moshën 30-vjeçare, pas 10 vitesh me Napolin, ekipin e qytetit të tij, Lorenzo Insigne do të nisë një aventurë të re në Major League Soccer (MLS). (A2 Televizion)