Cristiano Ronaldo, 20 gola me Juventus në vitin 2021 Leo Messi, 28 gola me Barcelonën në vitin 2021 Memphis Depay, Frenkie De Jong, Ousmane Dembele, Martin Braithwaite dhe Ansu Fati, kanë shënuar të gjithë bashkë 28 gola, po aq sa Messi, në vitin 2021 golashënuesi i dytë më i mirë te Juventus është Alvaro Morata, me 17 gola, me 3 gola më pak, edhe pse ka luajtur për katër muaj më shumë me fanellën bardhezi sesa Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u larguan nga Juventus dhe Barcelona në verë, por që të dy mbeten golashënuesit më të mirë për të dyja klubet në vitin 2021.
Gjatë vitit 2021, portugezi ka shënuar 20 gola me fanellën bardhezi, ndërsa argjentinasi 28 me blaugranat. Jo më kot, që prej largimit të tyre, të dy skuadrat po hasin vështirësi në kampionatet respektive. Juventus renditet në vend të pestë, 12 pikë larg kreut, ndërsa katalanasit janë 18 pikë larg vendit të parë, duke mbetur në vend të shtatë në renditje.
Nga ana tjetër, Ronaldo ka treguar se ka akoma për të dhënë, pasi prej rikthimit te Manchester United, ka realizuar 13 gola në 18 ndeshje. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Messi-n, i cili deri tani nuk ka pasur të njëjtin impakt për Paris SG, ku ka realizuar vetëm 6 gola në 16 takime, prej tyre, 5 në Champions League, ndërsa në kampionat vetëm 1 gol në 11 ndeshje.
Për krahasim, Memphis Depay, Frenkie De Jong, Ousmane Dembele, Martin Braithwaite dhe Ansu Fati, kanë shënuar të gjithë bashkë 28 gola, po aq sa Messi, në vitin 2021. Ndërsa golashënuesi i dytë më i mirë te Juventus është Alvaro Morata, me 17 gola, me 3 gola më pak, edhe pse ka luajtur për katër muaj më shumë me fanellën bardhezi sesa Ronaldo. (A2 Televizion)