
Një tjetër rast pozitiv me koronavirus trondit Interin pak orë përpara ndeshjes së Champions League ndaj Borussia Monchengladbach.
Klubi italian ka njoftuar se Achraf Hakimi doli pozitiv pas kontrollit të fundit nga UEFA. Inter shton se lojtari nuk ka simptoma dhe do të karantinohet siç parashikon protokolli.
Hakimi i shtohet lojtarëve të tjerë të Interit të prekur nga Covid-19: Young, Gagliardini, Radu dhe Skriniar. (A2 Televizion)