Inter-Juventus, rekord të ardhurash nga shitja e biletave

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 21:42 | Futboll
Inter-Juventus, rekord të ardhurash nga shitja e biletave

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventus pritet të shënojë një rekord edhe pse nuk është luajtur ende.

Stadiumi San Siro do të jetë i mbushur plot e përplot me rreth 75 mijë spektatorë për të ndjekur këtë ndeshje të shumëpritur. Sipas zyrtarëve të klubit zikaltër të ardhurat nga ky takim pritet t’i kalojnë 6.5 milionë eurot duke shënuar një rekord të ri në Serie A.

Tifozë nga më shumë se 100 vende të botës do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe mbi 20% e biletave janë shitur jashtë. Takimi pritet të ndiqet përmes televizionit në 200 vende.

Derbi i së dielës mes Interit dhe Juventusit do të jetë i 236-i në histori, 172 prej të cilëve në Serie A. 46 janë fitoret e Interit, 82 të Juventusit dhe 44 ndeshje janë mbyllur në barazim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos