Inter ngec sërish, Milan bën gati parakalimin

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 20:02 | Futboll
Inter ngec sërish, Milan bën gati parakalimin

Përfundon 1-1 supersfida e javës së 25 të Serisë A, mes Napolit dhe Interit.

Një rezultat që i mban zikaltërit në krye të renditjes, por që i jep mundësinë Milanit nesër që t’i parakalojë, në rast se mund Sampdorian.

Napoli kaloi në avantazh që në minutën e 7, pasi Insigne shndërroi në gol një penallti të fituar nga Osimhen.

Në minutën e 12, Zielinski mund të kishte shënuar golin e dytë, por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Inter gjeti menjëherë golin e barazimit me anë të Edin Dzeko (47’), ndërkohë që Handanovic, me dy pritje të jashtëzakonshme, shmangu humbjen e dytë radhazi të ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos