Real Madrid me dy fytyra, barazim pa gola ndaj Villarreal

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 18:27 | Futboll
Real Madrid me dy fytyra, barazim pa gola ndaj Villarreal

Real Madrid është ndalur në barazim 0-0 në fushën e Villarreal, disa ditë përpara se të përballet me PSG në Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti u dominua nga kundërshtari në pjesën e parë, por në të dytën u shfaq dominues dhe pati raste shumë të mira, madje goditi dy herë traversën me Bale dhe Jovic, por rrugën e rrjetës nuk e gjeti dot.

Nga ky barazim përfitoi Sevilla, që dje e fitoi ndeshjen e saj dhe tashmë e sheh veten vetëm 4 pikë pas Realit kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos