
Interi kalon turnin e Kupës së Italisë duke mundur 3-2 në kohën shtesë një Empoli tejet dinjitoz, ku protagonist ishin tre lojtarë shqiptarë.
Pasi fituan Superkupën ndaj Juventusit dhe janë në krye të Serisë A, zikaltërit e Simone Inzaghit shpresonin të vijonin rrugëtimin edhe në Kupën e Italisë, për të mbajtur gjallë shpresat e një Triplete italiane, por deri pak sekonda nga fundi kuqeziu Nedim Bajrami u tregua një pengesë tepër e vështirë për t’u kapërcyer.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili u aktivizua në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-0 për zikaltërit, shënoi golin e barazimit me një të majtë fantastike, ndërkohë që Cutrone përmbysi rezultatin, pasi goditja e tij me kokë goditi traversën dhe këmbën e portierit Radu, duke hyrë në rrjetë.
https://a2news.com/2022/01/19/gol-fantastik-ne-san-siro-bajrami-befason-interin/
Kur gjithçka dukej e mbyllur me rezultatin surprizë, Ranochia shënoi një supergol me gjysmëroveshatë, duke dërguar ndeshjen në shtesë.
Në kohën shtesë, një gol i Stefano Sensi, që nesër pritet të transferohet te Sampdoria, i dha kampionëve të Italisë kualifikimin.
Duhet nënvizuar performance e bukur, përtej Bajramit, edhe të Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit.
(A2 Televizion)