Interi ndalet nga Specia, Juve fiton me mbrojtësit

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 23:03 | Futboll
Interi ndalet nga Specia, Juve fiton me mbrojtësit

Duhet të ishin tre pikë relativisht të thjeshta ato të Interit kundër Specias, në rrugëtimin e zikaltërve drejt fitores së kampionatit, por djemtë e Contes nuk shkuan përtej rezultatit 1-1.

Specia e Ardian Ismajlit i rezistoi sulmeve të kryesueses dhe arrin një barazi të vyer në luftën për mbijetesë, që pas fitores së Cagliarit është bërë edhe më e fortë.

Golat u shënuan nga Farias falë një gabimi të portierit Handanovic dhe, ndërkohë që barazimi erdhi nga Perisic, gjithçka në pjesën e parë.

Në pjesën  e dytë, rastet e Interit janë të panumërta, por mungesa e saktësisë dhe shtyllat i penguan fitoren, edhe pse distanca nga Milani mbetet qetësuese.

Ndërkohë, Juventus harron 48 orë te çmendura të Superligës dhe fiton 3-1 ndaj Parmës tashmë të rënë nga kategoria, falë mbrojtësve Alex Sandro dhe De Ligt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos