
Periudhë e artë për Interin. Në një kohë që skuadra e parë kryeson renditjen, të rinjtë po e imitojnë.
Skuadra zikaltër Primavera ka mundur 5-1 Juventusin në atë që mund të konsiderohet si aperitivi i supersfidës së sotme, që do të luhet në San Siro.
E gjashta fitore radhazi për zikaltërit dhe pikë të plota falë dygolëshit të Mulattieri dhe golave të Colombini, Fonseca dhe Gnonto. (A2 Televizion)