Ish-truproja e Saimir Tahirit dënohet me 13 vjet burg

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 11:47 | Aktualitet
Ish-truproja e Saimir Tahirit dënohet me 13 vjet burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Marku u fajësua nga gjykata për "trafik të narkotikëve" dhe "grup të strukturuar kriminal", por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij shkoi në 8 vjet e 8 muaj burg.

Hekuran Marku u arrestua në gusht të vitit të kaluar në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022. Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

Përveç Markut, si pjesë e grupit kriminal dyshohet të jetë edhe ish-bodigardi tjetër i Tahirit, Agustin Deda. Ai u arrestua në Francë, ku më pas mundi të marrë një masë më të butë sigurie, ndërsa prej shqyrtimin e kërkesës për ekstradim.

Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit të kaluar, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/04/dosja-me-38-te-arrestuar-deshmia-e-ferhat-hajdinit-qe-fundos-dy-bodyguardet-e-ish-ministrit-tahiri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos